HUMAN RIGHTS WATCH

Kosovė: Deshtimi i NATO-s dhe i OKB-sė pėr tė mbrojtur minoritetet

Reformimi i strukturave te sigurimit ėshtė i domosdoshėm me ardhjen nė post tė administratorit te ri tė Kombeve te Bashkuara

(Bruksel, 27 Korrik, 2004)—KFOR-i udhehequr nga NATO-ja dhe policia nderkombetare e UNMIK-ut dėshtuan nė mėnyrė katastrofale te mbrojne minoritetet gjate trazirave te gjitheperhapura te muajit mars ne Kosove, tha sot Human Rights Watch ne raportin e pare te detalizuar mbi sulmet. Mbrojtja e komuniteteve minoritare do te jete sfide kyce per administratorin e ri te Kombeve te Bashkuara per Kosoven, Soren Jessen-Petersen i cili eshte parapare te marre postin me 3 Gusht.

Raporti, i cili permban 66 faqe dhe quhet “Dėshtimi nė mbrojtje: Dhuna kundėr minoriteteve ne Kosove, Mars 2004”, dokumenton sulmet e gjitheperhapura kunder Serbeve, Romeve, Ashkalive dhe minoriteteve te tjera ne Kosove me 17 dhe 18 Mars. HRW detalizon deshtimin gati tė plotė tė institucioneve te sigurimit te Kosoves-KFOR-it te udhehequr nga NATO, policise nderkombetare te Misionit tė Administrimit tė Pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara, (UNMIK) dhe Sherbimit Policor te Kosoves (SHPK) tė rekrutuar nga vendorėt. I bazuar nė intervistat e shumta me viktimat e minoriteteve dhe zyrtaret e sigurimit, raporti paraqet njė dėshmi tė detajuar, dhe mė parė joekzistuese, tė asaj qe ndodhi gjate trazirave nė shume komunitete.  
 
“Ky ishte testi mė i madh i sigurisė pėr NATO-n dhe Kombet e Bashkuara ne Kosove prej 1999 , kur minoritetet ishin perndjekur prej shtepive te tyre perderisa bashkesia nderkombetare shikonte”, tha Rachel Denber drejtor ekzekutiv i HRW per Evrope dhe Azine e Mesme.”Mirpo ata dėshtuan nė test. Nė te shumten e rasteve paqeruajtesit e NATO-s mbyllen dyert e bazave te tyre dhe shikuan perderisa shtepite e serbėve digjeshin.”  
 
Se paku 33 trazira shperthyen ne Kosove me daten 17 mars brenda nje periudhe prej 48 oreve, duke perfshire perafersisht 51,OOO njerėz. Nentembedhjete persona humben jeten gjate gjate trazirave. U dogjen se paku 550 shtepi dhe 27 kisha dhe manastire ortodokse dhe perafersisht 4,100 persona prej bashkesive minoritare u zhvendosėn prej shtėpive tė tyre.  
 
Hulumtimi i Human Rights Watch erdhi ne perfundim se grupet etnike shqiptare vepruan me efikasitet tė ashpėr pėr tė hequr qafe praninė e mbetur serbe nė shumė zona tė Kosovės, dhe se ato goditėn edhe komunitetet tjera minoritare pėrfshirė kėtu romėt dhe ashkalitė. Nė shumė fshatra te prekura nga sulmet, qoftė nga dhuna spontane qoftė nga ajo e organizuar, ēdo shtėpi serbe, rome apo ashkali u shkatėrrua.  
 
Ne fshatin Svinjare ishin djegur 137 shtepi serbe, kurse shtepite e fqinjeve shqiptare kishin mbetur te paprekura. Nė Vushtrrinė e afėrt ishin shkatėrruar tė gjitha 69-tė shtėpitė e ashkalinjve, ndėrsa nė Fushe Kosove ishin djegur me shume se 100 shtepi te serbeve dhe romeve, sikurse edhe ndertesa e postės, shkolla serbe dhe spitali serb. Madje edhe pranitė mė tė vogla serbe u bėnė shėnjestra: nė Gjakovė shqiptarėt rrethuan kishėn ortodokse serbe nė tė cilėn jetonin pesė gra tė moshuara, tė cilat u desh te evakuohen.  
 
Edhe pse trupat e KFOR-it dhe policisė nderkombetare te UNMIK-ut janė tė ngarkuara speficikisht me mandat pėr sigurimin e minoriteteve ne Kosove, ata deshtuan tė mbrojne minoritetet gjate trazirave, shpesh duke i lėne serbet dhe minoritetet tjera tė rrethuara dhe nė mėshiren e turmave shqiptare me orė tė tėra para se tė pergjigjen. Ne fshatin Svinjare, nje grup i madhe i shqiptareve kaloi mu para bazes kryesore te KFOR-it francez ne rruge per ne fshat, para se t’ua vėjė zjarrin secilės shtepi serbe. Edhe pse fshati gjendet vetem disa qind metra larg bazės KFOR-i dėshtoi qe t’u dalė nė ndihmė serbėve. KFOR-i francez ngjajshem deshtoi te pergjigjet ndaj trazirave kundėr ashkalive nė Vushtrri edhe pse ky fshat gjendet afėr dy bazave te KFOR-it francez.  
 
Trupat gjermane tė KFOR-it nė Prizren dėshtuan tė mbrojnė popullatėn serbe si dhe manastiret dhe kishat historike serbe, perkundėr thirrjeve te shumta pėr ndihmė tė policėve gjermanė tė UNMIK-ut tė vendosur nė qytet. Fshati Belo-Polje, qė ėshtė ngjitur me bazėn kryesore tė KFOR-it italian u dogj deri nė themel. Ne kryeqytet, nė Prishtinė, serbet ishin tė detyruar qe te barikadohen nė apartamentet e tyre, perderisa protestuesit shqiptare shtienin mbi ta, vidhnin dhe u vėnin zjarrin apartamenteve nė katet e poshtme. Kaluan gjashtė orė para se KFOR-i dhe UNMIK-u t’u vinin nė ndihmė.  
 
Dhuna ishte nxitur nga njė varg ngjarjesh, nė radhė tė parė nga raportet sensacionale qė nė fund dolėn tė pavėrteta se serbet ishin pėrgjegjės per fundosjen e tre femijeve shqiptare. Katalizatorė tjerė ishin edhe zemėrimi i shqiptareve me bllokimin e rruges kryesore Prishtine–Shkup prej fshatarėve serbė tė cilėt protestonin kunder tė shtėnave ndaj njė tė riu serb nga sulmues tė panjohur, si dhe demonstratat e 16 marsit tė organizuara prej grupeve tė veteranėve te luftes dhe te tjereve te lidhur me Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, tė shpėrbėrė, tė cilėt protestonin kunder arrestimit te ish udheheqėsve tė UCK-se me akuza pėr krime tė luftes.  
 
“Dhuna do tė duhej tė ishte njė thirrje pėr zgjim nga gjumi per NATO-n dhe bashkėsinė nderkombėtare” tha Denber. “Vetem retorika nuk mundet t’i mbrojė minoritetet apo tė ndihmojė nė krijimin e njė Kosove multietnike. Ajo qė ėshtė e nevojshme kėtu eshte njė reforme e vertetė e strukturave nderkombėtare te sigurisė”.  
 
HRW beri thirrje per nje rishikim te plotė dhe tė pavarur tė pergjgjjes sė KFOR-it, policisė sė UNMIK-ut dhe SHPK-sė ndaj dhunės. Raporti po ashtu rekomandon trajnime dhe pajisje pėr kontroll tė trazirave pėr KFOR-in dhe policinė e UNMIK-ut, si dhe njė strukturė mė tė centralizuar tė komandės pėr KFOR-in.  



Related Material

Failure to Protect: Anti-Minority Violence in Kosovo, March 2004.
Report, July 27, 2004

Deshtimi ne Mbrojtje: Dhuna kunder pakicave ne Kosove, Mars 2004
Report, August 1, 2004