Human Rights News
       

KOSOVA
Fokus ne te drejtat e njeriut

      Srpski

Shqip

English

  
   Konflikt ne Kosove

  Ligji Nderkombetar

  Krimi i Luftes

  Historie e Kosove

  Raporte nga HRW

  Faqe te tjera per kosoven

  Faqe e Kryesore


Click to Enlarge
Harte e Jugosllavise

Kosova eshte vendi ku filloi ndarja e pergjakshme e Jugosllavise nente vjete me pare. Tashme kriza ka hyre ne qark te plote.

Me 1989, Qeveria Serbe anulloi statusin e Kosoves si nje rajon autonom. Qe nga ajo kohe, Kosova ka qene nje shtet policor i drejtuar nga Serbia e cila ka ushtruar nje shkalle represioni te papare kunder Shqiptareve etnike qe perbejne 90 perqind te rajonit prej dy milion banoresh. Human Rights Watch dhe organizata te tjera kane dokumentuar shkelje te renda te te drejtave te njeriut, duke perfshire dhunen policore, gjyqet me akuza politike, dhe kufizimet ne arsimim, gjithmone te kryera keto nen udheheqjen e Presidentit Slobodan Miloshevic. Qe nga Shkurti 1998, abuzimet ne Kosove kane marre nje dimension te ri. Pas dhjete vjetesh rezistence paqesore, nje shprehje e revoltes Shqiptare - Ushtria Clirimtare Kosovare (UCK) - ka marre armet per te luftuarper panvaresine. Pergjigja e policise Serbe dhe Ushtrise Jugosllave ka qene brutale dhe kaotike me dhunime te renda te ligjit humanitar nderkombetar te cilat perfshijne sulme ndaj civileve dhe ekzekutime ne mase. Ne te njejten kohe, UCK-ja ka qene gjithashtu pergjegjese dhunimesh te tilla te cilat perfshijne rrembimin e disa civileve me origjine Serbe.

Ta pakten 20,000 refugjate jane larguar nga Kosova dhe nje numer rreth 80,000 vete jane zhvendosur brenda per brenda rajonit. Konflikti kercenon te perhapet edhe ne vendet fqinje, sidomos ne Shqiperi dhe Maqedoni, e cila ka nje popullsi te madhe shqiptare. Human Rights Watch vazhdon vezhgimin dhe dokumentimin e dhunimeve te ligjit humanitar nderkombetar te kryera nga te gjitha palet ne konflikt.


Ethnic Albanian Refugees in Prekaz, Kosovo (Mladen Antonov -- AFP)
Siper || Faqe e Kryesore