Human Rights News
       

KOSOVA
 Fokus ne te drejtat e njeriut

      Srpski

Shqip

English

    
   Gjykata Nderkombetare

  Ligji Nderkombetar

  Krimi i Luftes

  Historie e Kosove

  Raporte nga HRW

  Faqe te tjera per kosoven

  Faqe e Kryesore


Click to Enlarge
Harte e Jugosllavise
lidhur me Krimet e Luftes per Ish-Jugosllavine ne Kosove

Gjykata Nderkombetare lidhur me Krimet e Luftes per Ish-Jugosllavine (GJKLJ) u krijua ne Maj 1993 me qellimin per te ndeshkuar krimet e luftes te kryera gjate luftrave ne ish-Jugosllavi duke filluar ne vitin Qe nga Korriku 1998, tetedhjete individe jane ekzekutuar publikisht, nderkohe qe nje numer te tjeresh besohet te jene akuzuar por akuzat ende nuk njihen..

Neni 1 i statutit te Gjykates thote se Gjykata ka fuqine te ndjeke penalisht te gjithe ata individe te cilet kane shkelur ligjin humanitar nderkombetar ne "territorin e ish-Jugosllavise qe nga 1991". Neni 8 specifikon me tej se juridiksioni i perkohshem i Gjykates "do te zgjatet edhe per nje periudhe duke filluar qe nga 1 Janari 1991". Kesaj periudhe nuk i eshte vene limit kohor.

Shkeljet e ligjit humanitar nderkombetar ne Kosove mund te investigohen dhe ndeshkohen nga kjo Gjykate.

Ne deklaraten per shtyp me 10 Mars, 1998 zyra e prokurorit te Gjykates shprehej publikisht se Gjykata ka autoritetin te "ndeshkoje te tere personat pergjegjes per shkeljet serioze te ligjit humanitar nderkombetar te kryera ne territorin e ish-Jugosllavise qe me 1991. Ky juridiksion eshte ne fuqi edhe tani dhe perfshin edhe dhunen e koheve te fundit ne Kosove".

Me 7 Korrik 1998, Krye-Prokurorja e GJKLJ-se, Gjykatesja Louise Arbour, i shkroi nje leter Grupit te Kontaktit ne te cilen ajo thoshte:

Prokurorja beson se natyra dhe shkalla e luftimit tregojne se nje "konflikt i armatosur", ne kontekstin e ligjit nderkombetar, ekziston ne Kosove. Si konsekuence, ajo ka ndermend te ngreje akuza lidhur me krimet kunder njerezimit ose krimet e luftes, nese nje evidence e tille behet e mundur.

Juridiksioni i Gjykates perfshin krimet e kryera nga personat e cdo pale ne konflikt .Ne letren e saj drejtuar Grupit te Kontaktit, Gjykatesja Arbour theksonte faktin se "Ligji Nderkombetar obligon luftuesit e perfshire ne konfliktin e armatosur ti permbahen ligjeve te luftes, dhe cdo shkelje e ligjeve te tilla do te ndeshkohet".

Pergjegjesia kriminale perfshin edhe ata ne poste superiore te cilet kane patur arsye te dinin se vartesi i tyre pergatitej te kryente akte kriminale ose nuk kane ndermarre masat e duhura dhe te arsyeshme per te parandaluar keto veprime ose per te ndeshkuar ate.

Politikanet e angazhuar ne situaten ne Kosove perfshijne:

  • Slobodan Miloshevic, President i Republikes Federale te Jugosllavise
  • Zoran Sokolovic, Minister i Brendshem i Republikes Federale te Jugosllavise
  • Vlajko Stojkovic, Minister i Brendshem i Republikes se Serbise
  • Vlastimir Djordevic, Drejtor i Departamentit te Sigurimit Publik ne Ministrine e Brendshme, Republika e Serbise
  • Dragisa Ristivojevic, Zevendes Drejtoreshe e Departamentit te Sigurimit Publik ne Ministrine e Brendshme, Republika e Serbise
  • Obrad Stevanovic, Ndihmes Minister i Brendshme, Republika e Serbise
  • Jovica Stanisic, Ndihmes Ministre e Brendshme dhe Kryetare e Sigurimit te Shtetit, Republika e Serbise
  • Radomir Markovic, Ndihmes Minister i Brendshem, Zevendes Kryetar i Sigurimit te Shtetit, Republika e Serbise
  • Franki Simatovic, Kryetar i Forcave Speciale te Sigurimit te Shtetit, Republika e Serbise
  • David Gajic, Krytar i Sigurimit per Kosoven, Republika e Serbise
  • Lubinko Cvetic, Zevendes Kryetar i Sigurimit per Kosoven, Republika e Serbise
  • Veljko Odalovic, Zevendes Kryetar i Kosove Orkug, Republika e Serbise
Per informacion te metejshem mbi krimet e luftes ne ish-Jugosllavi, ju lutem referojuni faqes se Human Rights Watch Arrestojini tani!
Siper || Faqe e Kryesore