HUMAN RIGHTS
WATCH Human Rights Overview PortuguesFrancaisRussianGerman
EspanolChineseArabicOther Languages
   

Srbija

Mosgatishmėria e Qeverisė sė Serbisė qė tė ballafaqohet seriozisht me tė kaluaren si edhe zvarritjet nė zbatimin e reformave ligjore dhe tė tjera i kanė kontribuar situatės ende tė pakėnaqshme me tė drejtat e njeriut nė vitin 2006. Mosuksesi i pushtetit pėr ta gjetur komandantin e luftės sė forcave serbe tė Bosnjės, Ratko Mladiqin i ka minuar tė gjitha marrėdhėniet me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, dhe e ka destabilizuar koalicionin nė pushtet, duke e penguar agjendėn e tij pėr reforma.

Also Available in

englishwr2k7  serbian 

Related Material

Serbia
Country Page

Download Chapter (PDF)
World Report Chapter

World Report
Report

Referendumi malazez pėr pavarėsi nė vitin 2006 e ka shkaktuar shpėrbėrjen e Bashkėsisė shtetėrore tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi nė muajin qershor. Me shpėrbėrjen e bashkėsisė shtetėrore, Karta progresive pėr tė drejtat e njeriut ka pushuar tė vlejė. Nė shtator tė vitit 2006, Kuvendi Popullor i Republikės sė Serbisė e ka aprovuar projektskicėn e re tė Kushtetutės. Mungesa e shqyrtimit publik gjatė hartimit tė projektskicės ka hasur nė kritika tė pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile. Projektskica e Kushtetutės sė re ėshtė miratuar nė referendumin kombėtar, nė fund tė tetorit, e pastaj edhe formalisht ėshtė aprovuar nė Kuvendin Popullor mė 8 nėntor. Zgjedhjet parlamentare janė shpallur pėr 21 janar tė vitit 2007. Nė mesin e elementeve tė diskutueshme tė Kushtetutės sė re ėshtė pohimi se Kosova do tė mbetet pjesė pėrbėrėse e Serbisė, gjė qė do tė mund tė ndėrlikonte edhe mė shumė bisedat pėr statusin e krahinės. Kushtetua e re e pėrmban shumicėn, por jo edhe tė gjitha masat mbrojtėse nga Karta pėr tė Drejtat e Njeriut dhe tė Drejtat e Pakicave, e cila ka pushuar tė vlejė pas shpėrbėrjes sė bashkėsisė shtetėrore.  
 
Pėrgjegjėsia pėr krime tė luftės  
Bashkėpunimi i Serbisė me Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale pėr ish-Jugosllavi (GJNPJ) ka ardhur praktikisht nė gjendje pa rrugėdalje nė vitin 2006, pas pėrparimit relativ gjatė vitit 2005. Koncepti i bashkėpunimit tė pushtetit serb – i bazuar nė „dorėzimin e ashtuquajtur vullnetar“ tė personave kundėr tė cilėve GJNPJ e ka ngritur aktakuzėn nė vend tė arrestimit tė tyre tė cilin do ta bėnte policia serbe - ka pushuar tė japė rezultate. Dėshtimi i pėrpjekjeve qė Ratko Mladiqi tė gjendet, tė arrestohet dhe t’i ekstradohet GJNPJ edhe mė tutje ėshtė lėshim i cili mė sė shumti bie nė sy. Nėn presion e fuqishėm ndėrkombėtar, Qeveria e Serbisė e ka aprovuar „Planin e veprimit“ nė korrik tė vitit 2006, me qėllim tė arrestimit tė Mladiqit dhe tė tė arratisurve tė tjerė, por deri nė momentin e hartimit tė kėtij raporti ky plan ende nuk ka sjellė kurrfarė rezultatesh konkrete.  
 
Opinioni nė Serbi edhe mė tutje ka perceptim mjaft negativ ndaj Gjykatės Ndėrkombėtare Penale pėr ish-Jugosllavi nė Hagė si institucion i njėanshėm i cili gati ėshtė i orientuar kundėr serbėve, qė ėshtė qėndrim pėr tė cilin pushteti serb nuk ėshtė pėrpjekur veēanėrisht tė ndikojė qė ta ndryshojė gjatė vitit 2006. Dėnimi dyvjeēar me burg tė cilin ia ka shqiptuar GJNPJ nė korrik tė kėtij viti Naser Oriqit pėr krime tė luftės kundėr serbėve etnikė nė rajonin e Srebrenicės nė Bosnjen Lindore ka shkaktuar indinjatė tė opinionit nė Serbi si edhe kritika tė cilat i kanė bėrė presidenti Boris Tadiqi dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica. Ata nė Serbi janė ata qė pėrpiqen pėr bashkėpunim me GJNPJ kanė konstatuar se ky dėnim i butė gjithsesi nuk do tė pėrmirėsojė mendimin e opinionit nė shtet pėr Gjykatėn e Hagės.  
 
Ish-presidenti i Serbisė dhe i Republikės Federale tė Jugosllavisė, Slobodan Milosheviqi i cili ėshtė gjykuar nė GJNPJ pėr gjenocid dhe pėr krime kundėr njerėzimit, ka vdekur nė mars tė vitit 2006, nė njėsinė e paraburgimit tė Gjykatės sė Hagės.  
 
Nė terrenin e vendit janė zhvilluar disa gjykime tė rėndėsishme nė Kolegjin pėr krime tė luftės tė Gjykatės sė Qarkut nė Beograd gjatė vitit 2006, edhe pse numri i pėrgjithshėm i proceseve gjyqėsore me tė cilin ėshtė marrė ky kolegj gjyqėsor qė nga vetė themelimi nė vitin 2003 edhe mė tutje ėshtė i vogėl. Nė mesin e gjykimeve aktuale janė dy tė cilat kanė filluar nė vitin 2005, dhe kanė tė bėjnė me krimet kundėr myslimanėve nė Bosnje: njė merret me dy ish-zyrtarė boshnjako-serbė nga Zvorniku tė akuzuar pėr vrasjen e civilėve bosnjako-myslimanė nė periudhėn prej majit deri nė korrik tė vitit 1992, kurse i dyti ka tė bėjė me pesė ish-pjesėtarė tė njėsisė paramilitare famėkeqe „Shkorpioni“ tė cilėt janė tė akuzuar pėr vrasjen e civilėve nė Tėrnov nė gusht tė vitit 1995. Pėrfaqėsuesit e viktimave pohojnė se ekzistojnė dėshmitė dokumentare pėr faktin se kjo njėsi ka qenė nėn kontrollin e policisė serbe.  
 
Nė fund tė prillit tė vitit 2006, ėshtė ngritur aktakuza pėr krimet e bėra tė luftės kundėr tetė ish-pjesėtarėve tė cilėt konsiderohen pėrgjegjės pėr vrasjen e 46 shqiptarėve, nė Suharekė, nė Kosovė nė mars tė vitit 1999. Vetėm gjykimi – i cili ende nuk ka filluar deri nė momentin e hartimit tė kėtij raporti, por gjithsesi do tė duhej tė fillojė nė Kolegjin pėr krime tė luftės nė Gjykatėn e Qarkut nė Beograd – do tė jetė procesi i parė nė Serbi nė tė cilin personat e akuzuar kanė qenė nė pozita zyrtare nė polici me autorizime pėrkatėse nė kohėn kur janė zhvilluar ngjarjet e theksuara nė aktakuzė.  
 
Mbrojtja e dėshmitarėve ende ėshtė pengesė pėr konstatimin e efektshėm tė pėrgjegjėsisė pėr krime tė luftės nė gjykatat serbe. Ligji pėr mbrojtjen e dėshmitarėve, i aprovuar nė shtator tė vitit 2005, pjesėrisht ka ndihmuar qė tė pėrmirėsohet situata pėr kėtė ēėshtje. Ligji i ri pėr procedurėn penale, i cili ka hyrė nė fuqi nė fillim tė korrikut tė vitit 2006, do tė duhej tė mėnjanojė problemet qė kanė mbetur, kėshtu qė do t’ua mundėsojė gjykatave qė tė lejojnė shfrytėzimin e pseudonimeve pėr dėshmitarė tė cilėt i kanė dhėnė deponimet e veta, ndryshimin e identitetit dhe rivendosjen e tyre (duke pėrfshirė edhe rivendosjen nė ndonjė shtet tjetėr), pa pasur nevojė qė tė lidhet marrėveshja e veēantė midis dėshmitarit dhe shtetit.  
 
Pavarėsia e gjyqėsisė  
Pėrzierja e shtetit nė ndarjen e drejtėsisė nė jurisprudencėn serbe edhe mė tutje ėshtė shkak pėr brengosje. Koalicioni nė pushtet e ka pėrdorur kushtin qė emėrimi i gjykatėsve nė funksionet e veta tė konfirmohet nė Kuvendin Popullor si mėnyrė pėr bllokimin e kandidatėve tė kualifikuar. Disa gjykatės tė cilėt njėzėrit i ka nominuar pėr pozita tė larta Kėshilli i Lartė i Jurisprudencės, organ i ngarkuar pėr emėrimin e gjykatėsve i cili me rastin e vendosjes i merr parasysh vetėm njohuritė profesionale dhe meritat e kandidatėve, nuk kanė arritur ta fitojnė shumicėn e nevojshme nė Kuvendin Popullor, nė radhė tė parė pėr shkak se deputetėt e kaolicionit nė pushtet janė pėrmbajtur nga votimi, dhe kėtė kryesisht e kanė bėrė pa kurrfarė sqarimi. Duke e marrė parasysh se ligji nuk e mundėson nominimin e sėrishėm tė gjykatėsve emėrimin e tė cilėve nuk e ka konfirmuar parlamenti, ky refuzim qė tė votohet pėr ta praktikisht i ka diskualifikuar gjykatėsit e propozuar nė pikėpamje tė emėrimit tė tyre nė pozita tė larta nė jurisprudencėn serbe. Njė procedurė e kėtillė ėshtė shkak qė tė bėhen pyetje serioze pėr kriteret e pėrzgjedhjes tė cilat i aplikon Kuvendi Popullor.  
 
Ekziston brengosje e madhe nė pikėpamje tė mundėsive tė prokurorėve qė tė ushtrojnė punėn e vet pa u pėrzier shteti. Prokuroren e Prokurorisė sė Tretė Komunale, Gordana Ēoliqin e ka suspenduar nė qershor tė vitit 2006, dhe pastaj pėrsėri nė muajin korrik, prokurori publik republikan, prokurori mė i lartė nė shtet, pėr shkak tė kinse mungesės sė kompetencave. Suspendimi tjetėr ėshtė bėrė pasiqė Kėshilli i lartė i Jurisprudencės e ka anuluar suspendimin e mėparshėm. Prokurorja Ēoliq e ka akuzuar ministrin e Drejtėsisė, Zoran Stojkoviqin pėr largimin nga puna, duke ia atribuar kėtė vendim refuzimit tė saj qė penalisht tė pėrndjekė paraardhėsin e Stojkoviqit nė pozitėn e ministrit tė Drejtėsisė – Vladan Batiqin. Vendimi pėrfundimtar pėr suspendimin e saj ėshtė pritur nė momentin e hartimit tė kėtij raporti.  
 
Zėvendėsi i parapakohshėm i prokurorit tė veēantė, Miolub Vitoroviq, nga Prokuroria speciale pėr kriminalitet tė organizuar i cili e ka udhėhequr hetimin pėr vrasjen e ish-kryetarit tė Serbisė, Ivan Stamboliqit nė vitin 2000 ka qenė i detyruar qė tė braktisė pozitėn e vet nė korrik tė vitit 2006 pas pohimeve tė pambėshtetura pėr dhėnien e sekretit tė shėrbimit mediave.  
 
Raporti ndaj pakicave  
Romėt edhe mė tutje jetojnė nė kushte mė tė kėqia ekonomike dhe sociale se sa popullsia tjetėr dhe u janė tė nėnshtruar sulmeve tė shpeshta verbale dhe fizike. Ka pasur sulme fizike ndaj romėve nė shkurt tė vitit 2006 nė Nish kur njė grup i skinhedsėve i kanė thyer dritaret e shtėpive tė romėve, duke i ofenduar dhe kėrcėnuar verbalisht; kryerėsit janė dėnuar nė procedurė kundėrvajtėse me dėnime me tė holla. Pėrveē kėsaj, ka pasur edhe sulme fizike ndaj romėve nė lagjet e Beogradit nė muajin qershor; edhe nė Srspki kostur nė muajin maj dhe qershor.  
 
Nė Vojvodinė ka pasur mė pak incidente ndėretnike se sa gjatė viteve tė mėparshme.  
 
Pėrfaqėsuesit e tė drejtave tė njeriut  
Organizatat pėr tė drejta tė njeriut nė Serbi ende janė duke punuar nė mjedisin nė tė cilin gjenden nė shėnjestėr tė kritikės armiqėsore tė mediave dhe tė disa partive politike. Pushteti nuk ka reaguar nė mėnyrė adekuate nė vitin 2006 ndaj sulmeve dhe kėrcėnimeve verbale tė drejtuara pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile. Zyrtarėt e qeverisė shpesh i kanė shprehur qėndrimet e veta negative pėr shoqėrinė civile dhe pėr organizatat joqeveritare.  
 
Incidenti mė serioz dhe mė ndjellėkeqės ka ndodhur nė fillim tė shtatorit tė vitit 2006. Dėshmitarėt kanė thėnė se kanė dėgjuar (por nuk kanė mundur t’i konfirmojnė) tė shtėnat nga arma e zjarrit nė momentin kur drejtoresha ekzekutive e Fondit pėr tė Drejtėn Humanitare, Natasha Kandiq ka dalė nga studioja e Televizionit B92 pas pjesėmarrjes nė njė program i cili ėshtė emituar drejtpėrsėdrejti. Policia e ka bėrė hetimin rutinor dhe ka konstatuar se zėrat e dėgjuar kanė qenė nga kallėpet e dinamitit.  
 
Aktorėt vendimtarė ndėrkombėtarė  
Qeveria edhe mė tutje po e thekson anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian si pėrparėsi politike, por mosuksesi pėr arrestimin e Ratko Mladiqit dhe bashkėpunimi i pamjftueshėm me GJNPJ e ka detyruar Bashkimin Evropian qė nė maj tė vitit 2006 tė suspendojė bisedat me qeverinė serbe pėr Marrėveshjen pėr Stabilizim dhe Asocim, MSA. Zyrtarėt e Bashkimit Evropian e kanė theksuar se bisedat do tė vazhdojnė pasiqė pushteti serb fillon tė bashkėpunojė plotėsisht me GJNPJ, dhe mė nė fund tė ekstradojė Mladiqin. Nė raportin e muajit nėntor tė Komisionit Evropian pėr pėrparimin gjenden vlerėsimet negative tė kontributit tė pushtetit serb pėr tė dyja kėto ēėshtje.  
 
Politika e qeverisė amerikane ndaj Serbisė ka mbetur e pandryshuar. Zyrtarėt amerikanė ia kanė bėrė qartė me dije qeverisė serbe se pėrkrahja e plotė politike dhe ekonomike e pushtetit serb nė tranzicion varet nga bashkėpunimi i plotė me GJNPJ. Nė maj tė vitit 2006, sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs ka refuzuar tė lejojė vazhdimin e programit tė ndihmės Serbisė pėr shkak tė mosuksesit tė saj nė plotėsimin e obligimeve ndėrkombėtare, me ēka janė bllokuar tė hyrat prej 7 milionė dollarėsh amerikanė nė formė tė ndihmės shtetit.  
 
Nė janar tė vitit 2006, pėrfaqėsuesi i sekretarit tė pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara pėr tė drejtat e njeriut pėr personat e shpėrngulur brenda vendit, Volter Kelin, e ka publikuar raportin pėr vizitėn e vet Serbisė nė vitin 2005. Nė raport theksohet se „Me mijėra persona tė shpėrngulur brenda vendit ende janė duke jetuar nė kushte mjaft tė rėnda nė qendra kolektive dhe nė lagje tė ndėrtuara pa leje“, dhe qė po ballafaqohen me problemet nė sigurimin e dokumenteve zyrtare personale. Nė raport gjithashtu kėrkohet nga pushteti serb qė tė gjejė zgjidhjet e pėrhershme pėr personat e shpėrngulur brenda vendit.  
 
Nė shtator Serbia e ka ratifikuar Protokolin e obsionit tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara kundėr mundimit.  
 
Kosova  
Bisedat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės i kanė mbuluar problemet serioze pėr tė drejtat e njeriut gjatė vitit 2006. Ngecja nė bisedat midis Qeverisė sė pėrkohshme tė Kosovės kryesisht e pėrfaqėsuar me shqiptarė dhe Qeverisė sė Serbisė, e cila e ruan sovranitetin formal ndaj krahinės jugore edhe pėrkundėr shtatė viteve tė mėparshme tė administratės ndėrkombėtare ndaj krahinės nėn patronatin e Kombeve tė Bashkuara, e bėn zgjidhjen e imponuar ndėrkombėtare gjithnjė e mė tė besueshme. Nė ndėrkohė, pakicat jetojnė tė lėna anash dhe nėn, kohėpaskohe, rrethana tė rrezikshme; kthimi i refugjatėve dhe i personave tė shpėrngulur nė shtėpitė e veta gati ėshtė ndalur plotėsisht, kurse sistemi i drejtėsisė edhe mė tutje po i zhgėnjen viktimat.  
 
Mbrojtja e pakicave  
Numri i pėrgjithshėm i veprave tė paraqitura penale me motive etnike ka rėnė. Ndarja fizike e bashkėsive ndoshta ėshtė faktori mė i rėndėsishėm i cili e shpjegon kėtė fakt. Pakicat nė Kosovė (duke pėrfshirė edhe shqiptarėt nė rajonet ku i pėrbėjnė pakicat) ende janė nė situatė ku ekziston rreziku nga sulmet, shqetėsimet dhe pėrfrikėsimet, kurse liria e tyre e qarkullimit edhe mė tutje ėshtė e kufizuar nė disa rajone. Edhe pėrkundėr dispozitave ligjore antidiskriminuese, ekziston diskriminimi i qėndrueshėm nė arsim, shėndetėsi dhe nė shėrbimet tjera sociale, si edhe nė institucionet „paralele“ (tė cilat i financon Beogradi) pėr jo-serbėt nė rajonet me shumicė serbe.  
 
Tri incidente nė qershor tė vitit 2006 i kanė vėnė nė pah kėrcėnimet tė cilat ende janė tė pranishme: vrasja e tė tė riatdhesuarit 68 vjeēar me kombėsi serbe nė Klinė, i cili ėshtė vrarė nė shtėpinė e vet; vrasja e djaloshit serb nė rrugėn midis Zveēanit dhe Zhitkovcit; dhe vrasja e dy serbėve me rastin e sulmit ndaj pikės sė benzinės nė Grabovc. Nė gusht njė mėsues i shpėrngulur serb nga Deēani ėshtė sulmuar kur ėshtė kthyer nga vizita qė e ka bėrė nė kėtė qytet.  
 
Mitrovica edhe mė tutje ėshtė pikė e vatrės: nėntė njerėz (shtatė serbė dhe dy shtetas tė huaj) janė plagosur nė muajin gusht kur ėshtė hedhur bomba e dorės nė kafenenė, nė pjesėn kryesisht me serb, nė pjesėn veriore tė qytetit tė ndarė. Djaloshi nėntėmbėdhjetė vjeēar serb ėshtė therur me thikė nė Mitrovicė nė mars tė vitit 2006. Nė qershor trupat paqesore nė Kosovė nėn udhėheqjen e NATOS (KFORI) pėrsėri e kanė hapur bazėn e vet nė veri tė qytetit, kurse Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK-u) i ka shpėrndarė nė atė rajon forcat plotėsuese ndėrkombėtare policore.  
 
Bashkėstė rome, tė hashkalinjėve dhe „egjiptase“ (RAE) janė grupet mė tė lėndueshme dhe mė tė lėna anash nė Kosovė. Ato e kanė shkallėn mė tė lartė tė papunėsisė, pėrjashtimit nga sistemi arsimor dhe tė vdekshmėrisė sė foshnjeve. Ato i kanė vėshtirėsitė mė tė mėdha nė pėrdorimin e shėrbimeve tė institucioneve publike. Duke e marrė parasysh se nuk kanė pėrkrahje politike qoftė nė Prishtinė, qoftė nė Beograd, ato kryesisht nuk janė tė pėrfaqėsuara nė bisedat pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.  
 
Ka ekzistuar nisma pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė familjeve tė shpėrngulura tė romėve tė cilat nga viti 1999 jetojnė nė rajonin me shkallė tė lartė tė ndotjes me plumb fare afėr minierės sė Trepēės, afėr Mitrovice. Shumica e familjeve ėshtė zhvendosur nė kamp tė ri tė pėrkohshėm gjatė vitit 2006 derisa nuk ndėrtohet vendstrehimi i pėrhershėm. Gjithashtu kanė filluar trajtimet mjekėsore pėr shkak tė ekspozimit tė efektit toksik tė plumbit. Megjithatė, kampi i ri edhe vetė ėshtė afėr rajonit tė ndotur, kurse disa familje e kanė refuzuar shpėrnguljen derisa nuk u meremetohen shtėpitė e tyre tė vjetra.  
 
Kthimi i refugjatėve dhe i personave tė shpėrngulur  
Njė sėrė sulmesh ndaj serbėve tė cilėt janė kthyer nė Klinė gjatė vitit 2006 kanė shkaktuar dėnimin nga ana e komisarit tė huaj tė lartė tė Kombeve tė Bashkuara pėr refugjatė (UNHCR) dhe i kanė theksuar pengesat ekzistuese pėr kthimin e qėndrueshėm nė Kosovė. Pas vrasjes nė muajin qershor nė qytet kanė ndodhur dy sulme me bomba nė shtator ndaj shtėpive tė tė riatdhesuarėve, me ē’rast nė njėrin prej kėtyre dy sulmeve janė plagosur rėndė katėr persona.  
 
Statistika e UNHCR-rė tregon se deri nė shtator tė kėtij viti vetėm 15.600 prej, siē vlerėsohet, 250.000 serbėve dhe pakicave tjera tė shpėrngulura nga Kosova prej vitit 1999, janė regjistruar si persona tė cilėt janė kthyer nė shtėpitė e veta. Pėrfaqėsuesi i sekretarit tė pėrgjithshėm i KB pėr tė Drejtat e Njeriut i serbėve tė shpėrngulur brenda vendit, Volter Kelin, e ka vėrejtur nė raportin e vet pėr Serbinė dhe pėr Malin e Zi nga janari i vitit 2006 se pėr shumė persona tė shpėrngulur nė Kosovė frika pėr sigurinė e vet dhe brengosja nė pikėpamje tė mundėsive tė mbijetesės janė faktorė tė cilėt po e pengojnė kthimin.  
 
Nė qershor tė vitit 2006, UNHCR i ka publikuar drejtimet e reja pėr mbrojtjen nė Kosovė, duke vlerėsuar se pėrmirėsimet e sigurisė domethėnė qė hashkalinjėve dhe „egjitpasėve“, marrė nė pėrgjithėsi, nuk u kėrcėnohet rreziku i sigurisė, por nė drejtime pėrsėritet qė serbėve, romėve dhe shqiptarėve nga rajoni ku i pėrfaqėsojnė pakicat edhe mė tutje u kėrcėnohet rreziku nga pėrndjekja nėse kthehen nė shtėpitė e veta. Kthimi i dhunshėm nė Kosovė nga Evropa Perėndimore po vazhdon, me ē’rast mė shumė se njė mijė romė, hashkalinjė dhe „egjiptas“ janė kthyer nė nėntė muajtė e parė tė vitit 2006, edhe pėrkundėr rreziqeve tė sigurisė tė cilat u kėrcėnohen romėve dhe ndryshimit tė situatės nė tė cilėn bashkėsitė rome, hashkalinje dhe „egjiptase“ pėrgjithėsisht gjenden.  
 
Mosdėnueshmėria dhe mundėsia e trajtimit tė organeve tė drejtėsisė  
Jurisprudenca penale e Kosovės ende ėshtė institucion i dobėt i cili e ushqen klimėn e mosdėnueshmėrisė dhe po i minon pėrpjekjet afatgjata tė drejtuara pėr vendosjen e mbizotėrimit tė tė drejtave. Mangėsitė e pėrfshijnė: zhvillimin e dobėt tė ēėshtjeve gjyqėsore penale; pasiviteti i prokurorėve dhe i policisė, tė cilin e nxit stėrvitja jopėrkatėse, koordinimi i dobėt midis shėrbimit policor vendor tė Kosovės (TMK) dhe i policisė ndėrkombėtare tė UNMIK-ut; dhe praktika problematike e shqiptimit tė dėnimeve. Mbikėqyrja jopėrkatėse dhe koordinimi edhe mė shumė e pėrkeqėsojnė gjendjen nė jurisprudencė.  
 
Mbrojtja joadekuate e dėshmitarėve edhe mė tutje ėshtė pengesė vendimtare nė sistemin e drejtėsisė. Ligji pėr mbrojtjen e dėshmitarėve ėshtė nė fazėn e hartimit tė projektit. Kosovės i mungojnė mekanizmat themelorė pėr mbrojtjen e dėshmitarėve tė lėnduar, e lėre mė kapaciteti pėr rivendosjen e atyre tė cilėve u kėrcėnohet rreziku serioz (kryesisht pėr shkak tė mosgatishmėrisė sė shumė qeverive perėndimore qė tė pranojnė dėshmitarėt e tillė dhe familjet e tyre pėr rivendosje).  
 
Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Kofi Anan e ka pranuar nė raportin pėr Kosovėn i cili i ėshtė paraqitur Kėshillit tė Sigurimit nė shtator tė vitit 2006 se ėshtė „realizuar pėrparim i pamjaftueshm nė hetime dhe nė pėrndjekjen penale sipas ēėshtjeve gjyqėsore lidhur me dhunėn nga marsi i vitit 2004”. Sipas UNMIK-ut, deri nė fund tė gushtit tė vitit 2006, gjykatėsit e vendit i kanė marrė aktgjykimet pėr „mė shumė se 240“ persona lidhur me trazirat e marsit nga viti 2004 (pėrafėrsisht gjysma nga numri i pėrgjithshėm i tė tė akuzuarėve), kurse gjykatėsit ndėrkombėtarė i kanė marrė aktgjykimet pėr 26 persona. Kėta numra e mbulojnė situatėn reale se aktgjykimet e gjykatėsve tė vendit lidhur me trazirat e marsit janė marrė nė procedurat kundėrvajtėse si edhe faktin se gjykatėsit ndėrkombėtarė dhe tė vendit i kanė shqiptuar dėnimet e buta.  
 
Pėrparimi i ngadalshėm nė pėrndjekjen penale tė tė dyshuarėve pėr krime tė luftės nė Kosovė e ka fituar nxitjen e fuqishme nė vitin 2006, edhe pse numri i pėrgjithshėm i ēėshtjeve gjyqėsore edhe mė tutje ėshtė i vogėl. Nė gusht kolegji i gjykatėsve ndėrkombėtarė nė Kosovė i ka shpallur tre oficirė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) – duke pėrfshirė edhe gjeneralin Selim Krasniqin, komandantin rajonal tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės tė pasluftės (TMK) – fajtorė nė procedurėn pėr krime tė luftės pėr shkak tė paraburgimit tė paligjshėm dhe keqpėrdorimit tė shqiptarėve etnikė nė kampin e Drenovcit nė vitin 1998. Qė tė tretė janė dėnuar me dėnime me burg prej shtatė vitesh, por Krasniqit dhe tė akuzuarit tė dytė i ėshtė liruar qė tė mbeten nė liri me garanci derisa tė merret vendimi i shkallės sė dytė sipas ankesės sė tyre pėr vendimin gjyqėsor pėr fajėsi. Janė refuzuar akuzat kundėr dy tė tjerėve tė akuzuar, kurse pėr tė tretin ėshtė marrė vendimi gjyqėsor pėr pafajėsi. Vrasja e dėshmitarėve tė aktakuzės nga viti 2005 pėr kėtė ēėshtje mbetet e pandriēuar.  
 
Nė maj tė vitit 2006, pushteti gjerman e ka arrestuar ish-pjesėtarin e UĒK-sė sipas mandat-arrestit ndėrkombėtar tė lėshuar pėr krimet e bėra tė luftės. UNMIK-u e ka kėrkuar ekstradimin e tij pėr ta gjykuar nė Kosovė.  
 
Pėrkundėr njėfarė pėrparimi tė realizuar nė procesin e pėrcaktimit tė fatit tė personave tė cilėt janė zhdukur gjatė dhe pas kohės sė konfliktit tė armatosur nė Kosovė, mė shumė se 2.200 raste, tė cilat kryesisht kanė tė bėjmė me shqiptarėt etnikė, edhe mė tutje nuk janė zgjidhur.  
 
Dhuna nė familje dhe dhuna seksuale ndaj grave, qė ėshtė ende e pėrhapur nė Kosovė, gati asnjėherė nuk ndiqet penalisht pa e marrė parasysh pėrkatėsinė etnike. Refuzimi i viktimave qė tė dėshmojnė, sidomos nė rajonet rurale ėshtė vetėm pjesė e sqarimit tė mundshėm pėr gjendjen e kėtillė tė gjėrave.  
 
Nė raportin e shtatorit tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara theksohet numri i ēėshtjeve tė pazgjidhura nė proceset civile i cili e ka tejkaluar numrin prej 45.000, me ēka u suprimohet trajtimi i organeve tė drejtėsisė atyre tė cilėt duan ta kundėrshtojnė diskriminimin ose tė kthejnė pronėn e vet. Dėshtimi nė zbatimin e vendimeve gjyqėsore nė komunat e Kosovės edhe mė shumė e ka pėrkeqėsuar kėtė problem.  
 
Pėrfaqėsuesit e tė drejtave tė njeriut  
Kompetenca e institucioneve tė avokatit tė popullit ndaj UNMIK-ut ėshtė suprimuar nė shkurt tė vitit 2006 me dispozitėn me tė cilėn kufizohet mbikėqyrja e kėtij institucioni ndaj Institucioneve tė Pėrkohshme tė Qeverisjes nė Kosovė (IPQJ). Me kėtė vendim tė UNMIK-ut ėshtė mėnjanuar edhe njė nga mekanizmat e pakėt pėr konstatimin e pėrgjegjėsisė sė organeve tė administratės ndėrkombėtare. Nė mars UNMIK-u e ka themeluar Kėshillin konsultativ pėr tė drejtat e njeriut me mandat qė tė zgjidhė ankesat kundėr UNMIK-ut lidhur me shkeljen e tė drejtave tė njeriut, por ky kėshill konsultativ nuk ka autonomi, kurse UNMIK-u nuk ėshtė i obliguar qė tė veprojė nė pajtim me pėrfundimet e tij. Komiteti pėr tė Drejta tė Njeriut i KB e ka vėrejtur nė muajin korrik se Kėshilli konsultativ „nuk ka autorizime tė domosdoshme, as pavarėsi“ nga UNMIK-u pėr implementimin e mandatit tė vet.  
 
Pjesėmarrėsit kryesorė ndėrkombėtarė  
Zyrja e tė dėrguarit tė posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, e Marti Ahtisarit, e ngarkuar pėr ndėrmjetėsim nė bisedat pėr statusin, ėshtė gjetur nė goditje tė kritikave tė organizatave tė shoqėrisė civile pėr shkak tė konsultimeve tė pamjaftueshme me pakicat joserbe dhe me gratė, dhe pėr shkak tė mungesės sė transparencės nė punė.  
 
Joakim Riker ėshtė emėruar pėr pėrfaqėsues tė veēantė tė sekretarit tė pėrgjithshėm dhe pėr shef tė UNMIK-ut nė gusht tė kėtij viti. Me marrjen e detyrės Rikeri ka deklaruar se pret se do tė jetė i dėrguar i veēantė i fundit i sekretarit tė pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė.  
 
Duke e pasur parasysh se vėshtirė mund tė pritet se kontributi i dobėt i deritashėm i UNMIK-ut do tė mund tė ndryshonte e tė bėhej mė i mirė, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės vėmendjen e vet ia kanė kushtuar planifikimit tė pranisė sė ardhshme ndėrkombėtare nė Kosovė pas pėrcaktimit tė statusit, me ē’rast pritet nga Bashkimi Evropian qė tė marrė fjalėn kryesore.  
 
Grupi gjashtėanėtarėsh i Kontaktit (Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės) edhe mė tutje po e formojnė politikėn ndėrkombėtare ndaj Kosovės. Nė qershor tė vitit 2006, Grupi i Kontaktit ia ka paraqitur pushtetit tė Kosovės listėn me trembėdhjetė pėrparėsi nė fushėn e sigurisė, mbizotėrimit tė tė drejtave, kthimit tė pakicave dhe meremetimit tė shtėpive dhe tė objekteve tjera tė dėmtuara gjatė trazirave tė marsit tė vitit 2004.  
 
Nė korrik tė vitit 2006, NATO ia ka bėrė tė mundur hyrjen Komitetit tė Kėshillit tė Evropės pėr parandalimin e torturės nė njėsitė e paraburgimit tė KFOR-it nė Kosovė, me ēka ėshtė lehtėsuar implementimi i marrėveshjes sė ngjashme pėr trajtimin e pėrfunduar me UNMIK-un nė vitin 2004.  
 
Nė pasqyrimin e vet nga qershori i vitit 2006 tė raportit tė UNMIK-ut pėr tė drejtat e njeriut nė Kosovė nga viti 1999, Komiteti pėr tė Drejtat e Njeriut i Kombeve tė Bashkuara e ka shprehur brengosjen pėr shkak tė kontinuitetit tė mosdėnueshmėrisė pėr krime tė luftės dhe pėr vepra penale me motive etnike si edhe pėr shkak tė mekanizmave joadekuatė tė brendshėm pėr hulumtimin e pohimeve pėr keqpėrdorimet ose aktivitetet jolegale tė TMK, policisė sė UNMIK-ut dhe tė KFOR-it.  

HRW Logo Contribute to Human Rights Watch

Home | About Us | News Releases | Publications | Info by Country | Global Issues | Campaigns | Community | Bookstore | Film Festival | Search | Site Map | Contact Us | Press Contacts | Privacy Policy

© Copyright 2006, Human Rights Watch    350 Fifth Avenue, 34th Floor    New York, NY 10118-3299    USA