HUMAN RIGHTS
WATCH Human Rights News FrenchSpanishRussianKoreanArabicHebrewspacer
RSSPortugueseGermanChinesePersianMore Languagesspacer
   

Kosovė: Shteti i ri tė ndėrtohet mbi baza ligjore

Mbrojtja e tė Drejtave tė Minoriteteve ėshtė Ēelsi pėr tė Ardhmen e Kosovės

(Bruksel, 15 shkurt 2008) - Duke marrė parasysh qė Kosova ėshtė gati pėr tė shpallur pavarėsinė, qeverija e re dhe partnerėt e saj ndėrkombėtarė duhet tė ndėrtojne njė shtet baza e tė cilit tė jenė principet demokratike dhe ligji, kėshtu u shpreh “Human Rights Watch” nė publikimin e sotėm tė axhendės me shtatė pika mbi tė drejtat e njeriut. Misioni i drejtuar nga Bashkimi Evropian i ngarkuar me detyrėn e stabilizimit tė provincės sė shkėputur, sapo tė ndahet nga Serbia, duhet tė ndėrmarrė hapa urgjente pėr tė parandaluar shkeljen e sė drejtave tė njeriut, veēanėrisht kundėr minoriteteve dhe grave.

" Me pėrkushtimin e nevojshėm dhe vėmendjen e duhur nga Bashkimi Evropian tashmė shfaqet njė mundėsi reale pėr tė krijuar njė Kosovė ku shkeljet e tė drejtave tė njeriut tė jenė pėrjashtim dhe jo rend i ditės "
Holly Cartner  
drejtoresha e “Human Rights Watch” nė departamentin e “Evropės dhe Azisė Qėndrore”
  

Also Available in

english  french  german  russian  serbian 

Related Material

Axhenda pėr tė Drejtat e Njeriut nė Kosovėn e Re
Memorandum, February 15, 2008

"Ndėrhyrja ushtarake e vitit 1999 nė Kosovė kishte si kusht paraprak mbrojtjen e sė drejtave tė njeriut tė Shqipėtarėve tė cilat shkeleshin atėherė nga qeverija Serbe", u shpreh Holly Cartner, drejtoresha e “Human Rights Watch” nė departamentin e “Evropės dhe Azisė Qėndrore”. "Kėshtu qė ėshtė krejtėsisht e domosdoshme qė Kosova e re tė respektojė tė drejtat e njeriut pėr tė gjitha komunitetet prezente"  
 
Memorandumi i Human Rights Watch, “Axhenda pėr tė Drejtat e Njeriut nė Kosovėn e Re, ” identifikon shtatė nga shqetėsimet mė urgjente tė sė drejtave tė njeriut nė Kosovė:
     
     
  • Sistemin e papėrshtatshėm tė sė drejtės penale;
  •  
  • Dhunėn nė familje dhe shkeljet e tjera ndaj grave;
  •  
  • Dhunėn ndaj minoriteteve etnike;
  •  
  • Pamundėsinė e refugjatėve dhe personave tė zhvendosur pėr tu kthyer tė sigurtė nė shtėpitė e tyre;
  •  
  • Gjėndja e vėshtirė e komuniteteve Rome, Ashkalinj dhe Egjiptiane;
  •  
  • Mbikqyrja e papėrshtatshme e institucioneve ndėrkombėtare; dhe
  •  
  • Mungesa e pajtimit ndėretnik
 
 
Pėr identifikimin e shqetėsimeve kyēe “Human Rights Watch” u konsultua me organizata mbi tė drejtat e njeriut nė komunitetet e ndryshme etnike tė Kosovės.  
 
Kryesorja nė axhendė ėshtė forcimi i sistemit tė sė drejtės penale, i cili nuk ka qėnė nė gjėndje tė luftojė krimin qė ndikon tė gjithė banorėt e Kosovės, pa marrė parasysh prejardhjen e tyre etnike. Disa nga mangėsitė kyēe pėrfshijnė bashkėpunimin e dobėt ndėrmjet policisė, prokurorėve dhe gjykatėsve vendas dhe ndėrkombėtarė, si edhe mbrojtjen e papėrshtatshme tė dėshmitarėve. Shtetet Perėndimore nuk janė tė gatshėm pėr tė shvendosur dhe mbrojtur dėshmitarėt nė rrezik. Misioni policor dhe gjyqėsor i Bashkimit Evropian me njė kontingjent prej rreth 2000 personave do tė jetė elementi kryesor i misionit tė ri ndėrkombėtar tė drejtuar nga Bashkimi Evropian.  
 
Ėshtė e domosdoshme qė autoritetet Kosovare dhe misioni i drejtuar nga Bashkimi Evropian tė mbrojnė minoritetet nga dhuna qė ka zotėruar vazhdimisht nė historinė e mbasluftės nė Kosovė. Mbrojtjes fizike nga ana e Policisė sė Kosovės, Policisė sė Bashkimit Evropian dhe forcave tė NATO-s duhet ti shtohet edhe mbyllja e qarkut tė dhunės, qė do tė thotė qė pėrgjegjėsit e krimeve duhet tė pėrndiqen penalisht.  
 
Shqetėsim te veēantė paraqesin komunitetet Rome, Ashkalinj dhe Egjiptiane, theksoi “Human Rights Watch”. Tė pafuqishėm politikisht dhe tė pėrjashtuar ekonomikisht, ata janė tė ekspozuar ndaj diskriminimit dhe kėrcėnimeve. Komunitetet e Ashkalinjve dhe Egjiptianėve ndikohen disproporcionalisht prej kthimeve tė detyruara nga Evropa Perėndimore (ndėrsa Romėt e Kosovės qė flasin Serbisht dhe qė konsiderohen nė njė rrezik mė tė madh, dėrgohen pėr nė Serbi). Ndihma e kufizuar pėr tė rikthyerit ėshtė njė pengesė pėr komunitetet tashmė tė margjinalizuara.  
 
"Vendimi i Bashkimit Evropian pėr tė fokusuar pėrpjekjet e tyre nė sistemin juridik ėshtė i drejtė", u shpreh Cartner. "Por pėr aq kohė sa shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian tė mos tregojnė gadishmėri pėr tė zhvendosur dėshmitarėt ne rrezik, do tė jetė thuajse e pamundur tė vendoset drejtėsia pėr disa nga krimet mė serioze".  
 
Prioritete tė mėtejshme janė gjithashtu lufta ndaj dhunės familjare, trafikimit dhe abuzimeve tė tjera ndaj grave tė ēfarėdolloj komuniteti. “Human Rights Watch” rekomandon qė autoritetet duhet tė pėrmirėsojnė mundėsitė e grave tė keqtrajtuara pėr tė trokitur nė dyert e drejtėsisė dhe tė shpėrndajnė ndihma tė mjaftueshme pėr tė bėrė tė mundur qė ēdo bashki tė ketė shtėpija tė sigurta banimi pėr viktimat e dhunės familjare.  
 
Qeverija e Kosovės dhe agjensitė ndėrkombėtare duhet tė punojnė gjithashtu nė krijimin e kushteve pėr kthimin vullnetar dhe me perspektivė tė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur. Duke filluar qė nga qershori i vitit1999 dhe deri mė sot janė kthyer mė pak sesa 18 000 nga 250 000 Serb, Roma dhe tė zhvendosur tė tjerė. Pasigurija, dėshtimi pėr tė nxjerrė para drejtėsisė shkaktarėt e sulmeve ndaj minoriteteve dhe diskriminimi nė mundėsitė qė ofrojnė shėrbimet sociale, janė vetėm disa nga arsyet pėr kėtė.  
 
Misioni nė Kosovė i drejtuar nga Bashkimi Evropian do tė pėrballet me njė sfidė madhore pėr tė ndihmuar autoritetet e Kosovės nė kėto ēėshtje tė vėshtira. Pėr tė drejtuar nė mėnyre shėmbullore dhe pėr tė rritur legjitimitetin e tyre nė popull, misioni duhet ti trajtojė ēėshtjet e sė drejtave tė njeriut me kujdes dhe pėrgjegjėsi tepėr mė tė madhe sesa paraardhėsit e tyre tė Kombeve tė Bashkuara. Nė veēanti misioni policor dhe gjyqėsor i Bashkimit Evropian duhet ti nėnshtrohet mbikqyrjes sė pavarur mbi tė drejtat e njeriut nga ana e Avokatit tė Popullit tė Kosovės.  
 
Vetėm nė momentin kur ankesat e tė dyja palėve, si Shqipėtareve ashtu edhe komuniteteve minoritare tė Kosovės, tė adresohen mjaftueshėm, mund tė krijohet besimi bazė dhe mund te fillojė pajtimi, u shpreh “Human Rights Watch”. Vendosja e individėve pėrpara pėrgjegjėsisė penale pėr krimet e sė kaluarės dhe drita qė duhet hedhur mbi fatin e mė shumė se 2000 personave tė humbur – shumica e tė cilėve me origjinė etnike Shqipėtare – jane hapa thelbėsore nė kėte proces.  
 
“Banoret e Kosovės – Shqipėtaret, Serbėt, Romėt dhe te tjerėt – kanė vuajtur nga shkeljet serioze tė sė drejtave tė njeriut pėr shumė vite me rradhė” theksoi Cartner. “Me pėrkushtimin e nevojshėm dhe vėmendjen e duhur nga Bashkimi Evropian tashmė shfaqet njė mundėsi reale pėr tė krijuar njė Kosovė ku shkeljet e tė drejtave tė njeriut tė jenė pėrjashtim dhe jo rend i ditės”.  

HRW Logo Contribute to Human Rights Watch

Home | About Us | News Releases | Publications | Info by Country | Global Issues | Campaigns | Community | Bookstore | Film Festival | Search | Site Map | Contact Us | Press Contacts | Privacy Policy

© Copyright 2006, Human Rights Watch    350 Fifth Avenue, 34th Floor    New York, NY 10118-3299    USA