HUMAN RIGHTS
WATCH Human Rights News FrenchSpanishRussianKoreanArabicHebrewspacer
RSSPortugueseGermanChinesePersianMore Languagesspacer
   

Kosovė/Shqipėri: Tė Hetohen Rrėmbimet e Pasluftės, Transportimet drejt Shqipėrisė

Kundėrshtimi zyrtarė i pamatur

(New York, 5 Mai 2008) - Tė dhėna plotėsuese qė pėrkrahin deklaratat mbi rrėmbimet dhe transportimet nga njėri kufi nė tjetrin nga Kosova drejt Shqipėrisė nė periudhėn mbas luftės sė Kosovės nė 1998 – 1999 kanė dale nė shesh, theksoi sot Human Rights Watch. Qeveritė e Kosovės dhe Shqipėrisė duhet tėfillojnė hetime tė pavarura dhe transparente qė do tė ndihmojnė nė zbardhjen e fatit tė rreth 400 Serbėve tė humbur mbas luftės.

" Me kryerjen e hetimeve tė pėrshtatshme qeveritė e Prishtinės dhe Tiranės mund tė tregojnė pėrkushtimin e tyre pėr drejtėsi dhe sundim tė ligjit. "
Fred Abrahams  
hulumtues me pėrvojė i emergjencave pranė Human Rights Watch
  

Also Available in

english  russian  serbian 
“Deklarata serioze dhe tė besueshme mbi abuzime tė tmerrshme nė Kosovė dhe Shqipėri nė periudhėn mbas lufte kanė dale nė shesh, ” u shpreh Fred Abrahams, hulumtues me pėrvojė i emergjencave pranė Human Rights Watch, i cili nė emėr tė organizatės ka hetuar mbi shkeljet e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė dhe Shqipėri nga periudha 1993 – 2000. “ Me kryerjen e hetimeve tė pėrshtatshme qeveritė e Prishtinės dhe Tiranės mund tė tregojnė pėrkushtimin e tyre pėr drejtėsi dhe sundim tė ligjit. ”  
 
Sė fundi janė publikuar disa deklarata nga libri i ri i Carla Del Pontes, ish - kryeprokurorja e Tribunalit Ndėrkombėtar pėr Krimet e Luftės nė ish - Jugosllavi (ICTY). Human Rights Watch ka marr njoftime dhe dokumentime tė pavarura qė pėrforcojnė dhe tregojnė besueshmėrinė e shumė nga ato ēfarė shkruan Del Ponte mbi abuzimet e pasluftės nė Kosovė. Libri i Del Pontes nė gjuhėn Italiane titullohet “Gjuetia: Unė dhe Kriminelėt.”  
 
Me date 4 prill Human Rights Watch i ka dėrguar letėr Kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaēi dhe Kryeministrit tė Shqipėrisė Sali Berisha pėr ti kėrkuar atyre hapjen e hetimeve ndaj deklaratave, por deri mė 2 Maj asnjėra nga qeveritė nuk ėshtė pėrgjigjur, deklaroi Human Rights Watch. Nėpunės tė lartė zyrtarė tė tė dy vendeve hodhėn poshtė nė mėnyrė publike kėrkesat duke i cilėsuar atos i tė pabaza dhe fyese.  
 
Duke iu referuar Del Pontes nė 2003 –shin ICTY ka marrė informata nga “gazetarė tė besueshėm” qė individė nė Kosovė kanė rrėmbyer dhe transportuar nga 100 deri nė 300 persona nga Kosova nė veri tė Shqipėrisė mbas 12 qershorit tė 1999 –tės kur forcat e NATO –s ndėrhynė nė Kosovė. Informatat ishin nė pėrputhje dhe konfirmonin atė ēfarė Tribunali kishte shtjelluar brėnda pėr brėnda.  
 
Human Rights watch ka shqyrtuar informatat qė ICTY kishte marrė nga gazetarėt dhe i konsideron ato tė mirėhulumtuara dhe tė besueshme: shtatė Shqipėtarė tė cilėt kanė shėrbyer ne Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės mbasi u intervistuan veē e veē treguan detaje mbi pjesėmarrjen apo praninė si dėshmitar gjatė transportimit dhe rrėmbimit tė Serbėve dhe tė butgosurve tė tjerė nga Kosova drejt Shqipėrisė nė periudhėn e pasluftės.  
 
Duke iu referuar informatave tė gazetarėve individėt e rrėmbyer mbaheshin nė magazine dhe ndėrtesa tė tjera, duke pėrfshirė kėtu edhe ndėrtesa nė Kukės e Tropojė. Nė krahasim me tė burgosurit e tjerė, theksojnė disa nga burimet, disa nga tė arrestuarit e rinj dhe tė shėndetshėm janė ushqyer, ekzaminuar nga doktorat dhe nuk janė rrahur nė asnjė moment. Kėto individė tė rrėmbyer – numri i tė cilėve nuk dihet – supozohet tė jenė transportuar nė njė shtėpi tė verdhė nė Shqipėri nė qytetin e Burrelit apo pranė tij, ku doktorėt i kanė hequr tė burgosurve organet e brėndshme. Mė pas kėtė organe janė transportuar jashtė Shqipėrisė nėpėrmjet aeroportit nė afėrsi tė kryeqytetit Tiranė. Shumica e viktimave ishin Serbė tė cilėt ishin zhdukur mbas arritjes sė forcave tė Kombeve tė Bashkuara dhe NATO –s nė Kosovė. Tė burgosurit e tjerė ishin gra nga Kosova, Shqipėrija, Rusija dhe vendeve tė tjara Sllave.  
 
“Informatat mbi trafikimin e organeve janė sugjeruese por nė asnjė mėnyrė tė kompletuara,” u shpreh Abrahams. “Por realiteti tregon se qindra njerėz, shumica e tė cilėve Serb, janė rapotuar tė humbur nė periudhėn mbas luftės. Qeveria e Kosovės dhe ajo e Shqipėrisė duhet tė pėrpiqen tė hedhin dritė mbi fatin e kėtyre personave, duke nisur hetime serioze tė shoqėruara me mbrojtjen e pėrshtatshme tė dėshmitarėve. ”  
 
Duke iu referuar informatave tė marra nga ICTY –ja trupat e disa prej individėve tė rrėmbyer janė varrosur pranė shtėpisė sė verdhė dhe nė afėrsi tė njė varreze rreth 20 kilometra nė jug tė Burrelit. Nė shkurt tė 2004 –rės hetues tė Tribunalit dhe tė Misionit tė OKB –sė nė Kosovė ( UNMIK ), tė shoqėruar nga njė prokuror Shqipėtar, kanė inspektuar shtėpinė. Ajo ishte lyer me ngjyrė tė bardhė por nė njė fotografi ne faqen e internetit mbi hetimet tė shqyrtuar nga Human Rights Watch dallohet njė rrip i verdhė nė themel tė shtėpisė.  
 
Duke iu referuar Del Pontes afėr shtėpisė hetuesit kanė gjetur pajisje mjekėsore tė pėrdorura nė ndėrhyrje kirurgjikale – shiringa, fasho, qeska serumi dhe gjilpėra mjeksore pėr qetėsimin e muskujve tė pėrdorura gjėrėsisht gjatė operacioneve. Mbas pėrdorimit tė lėndėve kimike skuadra e hetuesve gjeti shėnja tė rėndėsishme gjaku nėpėr mure dhe nė dyshemenė e njė dhome, pėrveē se tek pjesa e njė katėrkėndėshi tė dukshėm gjashtė me dy nė dysheme.  
 
Human Rights Watch bisedoi veē pėr veē me dy persona tė cilėt ishin prezent gjatė vizitės sė hetuesve tė ICTY -it dhe UNMIK –ut nė shtėpinė pranė Burrelit. Tė dy personat pėrforcuan historinė siē tregohet nė librin e Del Pontes.  
 
Human Rights Watch ka siguruar gjithashtu njė kopje tė raportit zyrtar tė UNMIK –ut mbas hetimeve tė 4 dhe 5 shurtit tė 2004 –rės, tė titulluar “ Ekzaminimet dhe Vlerėsimet Forentike nė Shqipėri,” tė cilat pėrforcojnė ankesat e Del Pontes. Nė raport theksohet qė lėnda kimike ne formė spray e quajtur Luminol, zbuloi gjurmė gjaku nė dy dhomat, pėrfshirė edhe njė njollė nė njė kėnd tė djathtė tė dyshemesė, fakt ky qė “ tregon se mbi kėtė pjesė tė dyshemesė duhet tė ketė pasur njė mjet katėrkendėsh mbulues.” Nė shtratin e njė pėrroi ngjitur me shtėpinė hetuesit gjetėn njė qese intravenore boshe, shiringa, shishe mjekimi boshe tė cilat ato i mblodhėn si prova.  
 
Njė zėdhėnėse e Tribunalit konfirmoi mė 16 prill qė hetuesit e ICTY -it dhe UNMIK –ut kanė shqyrtuar deklaratat dhe kanė vizituar shtėpinė afėr Burrelit, por ata “ nuk mund ti shtonin gjė deklaratave dhe nuk kishin prova tė tjera nė gjurmėt e tė cilave tė vazhdonin kėrkimet tė bazuara nė jurisdiksionin e Tribunalit.” Nė pėrgjigje tė njė pyetjeje zėdhėnėsja tha se hetuesit “nuk gjetėn prova tė besueshme” pėr tė vėrtetuar deklaratat.  
 
“Mledhja e provave tė besueshme pėr fillimin e ndjekjes penale dhe mbledhja e provave qė rrisin rėndėsinė e pohimeve janė dy gjėra tė ndryshme dhe ėshtė e qartė qė provat e gjetura afėr Burrelit shtojnė dukshėm peshėn e pohimeve,” deklaroi Abrahams. “ Mandati i Tribunalit mbulon vetėm krimet e kryera gjatė konflikteve tė armatosura tė cilat morėn fund mė 12 qershor 1999. Marrjet peng dhe krimet e tjera mendohet tė kenė ndodhur mbas asaj date dhe kjo parashtronte njė pengesė tė mėtejshme pėr vazhdimin e hetimeve.”  
 
Javėn e kaluar Ministri Shqiptar i Punėve tė Jashtme Lulzim Basha hodhi poshtė deklaratat e del Pontes si tė “pamoralshme” dhe “fyese”.  
 
“Ministri Basha duhet ti marrė mė seriozisht deklaratat duke e ditur nga eksperienca e tij personale qė ekzistojnė prova tė besueshme rreth transportimeve nga njėri kufi nė tjetrin,” theksoi Abrahams. “Ai ka punuar pėr Tribunalin dhe Departamentin e Drejtėsisė pranė UNMIK –ut pas luftės dhe ka hetuar personalisht dokumentacionin rreth kushteve tė paraburgimit nė veri tė Shqipėrisė.”  
 
Human Rights Watch u shpreh qė nuk ka kryer hetime tė vetat mbi kėto raporte, pėrveē se ka shqyrtuar materialin e parashtruar nga ICTY –ja, ka arritur tė sigurojė raportin e hetimit tė UNMIK –ut dhe ka folur me dy persona tė cilėt ishin prezent gjatė hetimeve nė Burrel. Por ka vėnė re numrin e shumtė e personave tė humbur qė nga lufta e Kosovės – Shqiptarė, Serbė dhe tė grupeve tė tjera etnike.  
 
Duke iu referuar Komitetit Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq, 1613 persona nga Kosova raportohen akoma si tė humbur dhe 350 prej tyre raportohen tė vdekur por trupat e tyre akoma nuk jane gjetur dhe identifikuar. Organizata e mėsipėrme nuk jep analiza mbi etnitė pėrkatėse. Duke iu referuar Shoqatės sė Familjeve tė Personave tė Kapur Peng dhe tė Humburve nė Kosovė dhe Metohi, 533 Serb tė Kosovės mbeten tė humbur, 430 nga tė cilėt janė zhdukur pas 10 qershorit 1999.  
 
Human Rights Watch gjithashtu i bėn thirrje qeverisė Serbe tė ndihmojė nė zbardhjen e fatit tė pak a shumė 1500 Shqiptarėve tė humbur qė nga lufta. Nė vitin 1999 Human Rights Watch ka dokumentuar mbi nxjerrjen e trupava tė Shqiptarėve nga 10 vende nė Kosovė. Me qindra janė rivarrosur nė varreza tė pėrbashkėta brėnda Serbisė, pėrfshirė kėtu edhe njė bazė qė pėrdorej nga forcat speciale.  
 
“Qeveria Serbe me tė drejtė ankohet pėr raportin mbi tė rrėmbyerit dhe transportimet e Serbėve nė Shqipėri,” u shpreh Abrahams. “Por nė tė njėjtėn kohė qeveria Serbe nuk ka arritur tė bashkėpunojė sa duhet pėr tė hedhur dritė mbi numrin akoma mė tė madh tė Shqiptarėve tė Kosovės tė humbur qė nga periudha e luftės.”

HRW Logo Contribute to Human Rights Watch

Home | About Us | News Releases | Publications | Info by Country | Global Issues | Campaigns | Community | Bookstore | Film Festival | Search | Site Map | Contact Us | Press Contacts | Privacy Policy

© Copyright 2006, Human Rights Watch    350 Fifth Avenue, 34th Floor    New York, NY 10118-3299    USA