HUMAN RIGHTS
WATCH Human Rights News FrenchSpanishRussianKoreanArabicHebrewspacer
RSSPortugueseGermanChinesePersianMore Languagesspacer
   

Serbia Dėshtoi nė Mbrojtjen e Minoriteteve nga Sulmet

BE- ja Duhet tė Ushtrojė Presion mbi Beogradin pėr Nxjerrjen para Ligjit tė Autorėve tė Krimeve

(Beograd me 3 Nėntor 2008) – Autoritetet Serbe kanė dėshtuar nė parandalimin e sulmeve ndaj bizneseve dhe banesave nė pronėsi tė Shqipėtarėve etnik mbas deklaratės sė Kosovės pėr pavarsi (nga qeveria me shumicė etnike shqiptare) nė shkurt tė vitit 2008, si edhe nė nxjerrjen para ligjit tė shkaktarėve, bėri tė ditur Human Rights Watch nė njė raport i cili u publikua sot. Trajtimi qė Serbia i ka bėrė minoriteteve etnike ka gjasa tė vlerėsohet me nota kritike nga Komisioni Europian nė raportin e progresit tė Serbisė, i cili do tė publikohet me 5 nėntor.  
 

" Serbia nuk mund tė shpresoj tė pėrafrohet me Bashkimin Europian pėr aq kohė sa nuk jep prova qė nuk do ta tolerojė dhunėn. "
Wanda Troszczynska-van Genderen  
hulumtuese e Ballkanit pėr Human Rights Watch
  

Also Available in

english  serbian 
Raporti me 74- faqe ‘‘Te Mbajtur Peng nga Presioni: Kėrcėnimet dhe Ngacmimet ndaj Shqipėtarėve Etrik tė Serbisė mbas Deklaratės sė Kosovės pėr Pavarsi ,’’ dokumenton sulmet mbi Shqiptarėt etnik dhe minoritetet e tjera nė shkurt dhe nė mars tė vitit 2008, pėrfshirė edhe thyerjen e xhamava nė bizneset dhe banesat e tyre, zjarrvėnie tė mbetur nė tentative, mbishkrime qė pėrmbanin urrejtje si edhe protestat kėrcėnuese. Shumica e kėtyre ndodhi nė rajonin me etni tė pėrzier tė Vojvodinės , nė veri tė Serbisė.  
 
Pėrgjigjja e qeverisė Serbe ishte e papėrshtatshme. Policia dėshtoi nė marrjen e masave parandaluese pėr mbrojtjen e pronave, megjithėse edhe nė tė kaluarėn ka pasur modele sulmesh tė ngjashme, qė kishin lidhje me protestat kundėr Kosovės. Nė skenarin mė tė mire, policia shpeshhere patrullonte pėrjashtė pronave mbasi ato ishin sulmuar. Por asnjė nga 18 ēėshtjet qė shfaqen nė raport nuk ka rezultuar nė akuza penale apo proēedura kundravajtjeje, qoftė edhe nė rastet kur policia ishte prezente gjatė sulmeve.  
 
“Serbia duhet tė tregojė qė e ka marrė seriozisht ndalimin e kėtyre sulmeve’’ theksoi Wanda Troszczynska-van Genderen, hulumtuese e Ballkanit pėr Human Rights Watch. ‘‘Ajo duhet tė ndjekė penalisht autorėt e sulmeve dhe tė reagojė mė shpejt kur rriten tensionet.’’  
 
Dhuna ndaj minoriteteve nuk ėshtė gjė e re pėr Serbinė. Shqipėtarėt etnik ishin nė shėnjestėr nė vitin 1999 gjatė fushatės bombarduese tė NATO- s, e realizuar mbas fushatės ushtarake brutale kundėr civilėve Kosovarė nė pėrgjigje tė lėvizjes separatiste rebele.  
 
Human Rights Watch ka raportuar nė vitin 2005 mbi valėn e dhunės ndaj minoriteteve nė mars tė 2004- rės, kur ultra- nacionalistėt reaguan ndaj lajmeve mbi dhunėn kundėr Serbėve nė Kosovė, duke sulmuar Shqipėtarėt etnik, Myslimanė tė tjerė dhe Romėt. Gjatė asaj periudhe policia bėri pak pėrpjekje pėr tė mbrojtur zonat e cėnueshme dhe pėr tė ushtruar me rreptėsi ndjekjen penale tė autorėve tė krimit.  
 
Raporti i ri i Human Rights Watch trajton reagimin zyrtar pėr dhunėn e vitit 2008. Raporti del ne konkluzionin qė ndryshimet, qė nga valėt e mėparshme tė dhunės, kanė qėnė tė pakta. Nė fakt nė njė referim tė rėndėsishėm – ndjekjen penale tė atyre qė mendohet tė kenė kryer sulmet– autoritetet dukeshin mė tė vetkėnaqur.  
 
Nė datėn 5 nėntor Komisioni Europian do tė publikojė vlerėsimin vjetor pėr progresin e Serbinė drejt realizimit tė kritereve pėr integrimin sa mė tė shpejtė drejt Bashkimit Europian, nėpėrmjet procesit sė Stabilizimit dhe Asocimit. Mbrojtja e minoriteteve nė Serbi ėshtė njė pikė reference pėr avancim tė marrėdhėnjeve me BE- nė.  
 
‘‘Dhuna kundėr minoriteteve mbetet vėrtet njė shqetėsim nė Serbi’’ shprehet Troszczynska-van Genderen. ‘‘Serbia nuk mund tė shpresoj tė pėrafrohet me Bashkimin Europian pėr aq kohė sa nuk jep prova qė nuk do ta tolerojė dhunėn.’’  
 
Shqipėtarėt etnik, bizneset dhe banesat e tė cilėve u sulmuan, i treguan Human Rights Watch qė e kishin parė policinė tė qėndronte nė vend pa reaguar, ndėrkohė qė ultra- nacionalistėt hidhnin gurė mbi pronat gjatė demonstratave. Policia debaton qė ndėrhyrjet e ashpra gjatė demonstratave dhe mė pas, nuk ishin gjithmonė tė mundshme duke marrė parasysh qė protestuesit e inatosur ja kalonin nė numėr oficerėve tė policisė.  
 
Kushdo qofshin vlerat e argumentave tė tyre nė dėshtimin pėr tė reaguar ndaj sulmeve, Human Rights Watch ėshtė i preokupuar qė nė shumicėn e ēėshtjeve policia duket sikur ka bėrė pak pėr tė identifikuar ose gjurmuar tė vendosur autorėt e krimeve– madje edhe nė situatat kur vetė policėt ishin dėshmitarė, apo kur dėshmitarė tė tjerė ose rregjistrimet e kamerave ishin tė disponueshme.  
 
Informacioni qė Human Rights Watch morri nga autoritetet Serbe shpeshherė ishte i mangėt, duke e vėshtiresuar kėshtu vlerėsimin e njė pėrgjigjeje zyrtare tė plotė dhe tė saktė nga ana e policisė dhe sistemit tė drejtėsisė. Por duke i shtuar faktit qė asnjė nga ēėshtjet e shqyrtuara nga Human Rights Watch nuk rezultoi nė ndjekje penale, ėshtė e qartė qė vetėm pak, nėse ndonjė, nga 221 incidentet e lidhura me Kosovėn tė rregjistruara nga policia nga data 17 shkurt deri mė 20 mars (ku nė shėnjestėr ishin minoritetet etnike ose tė tjera) ka pėrfunduar me ndonjė padi penale ose ndjekje penale..  
 
Problemet e strukturuara qė parandalojnė reagimin e pėrshtatshėm ndaj dhunės kundrejt minoriteteve qė janė identifikuar nga Human Rights Watch nė vitin 2005, mbeten akoma pėr tu adresuar. Serbisė vazhdon ti mungojė ligji pėr krimet e urrejtjes, i cili do ta gradonte dhunėn e motivuar etnikisht jashtė kategorisė sė krimeve tė zakonshme. Minoritetet vazhdojnė tė jenė tepėr tė nėnpėrfaqėsuar nė forcat e policisė, njė trashėgim nga qeverija nacionaliste e ish- presidentit serb Slobodan Milosevic nė vitet 1990, kur jo-Serbėt pothuaj pėrjashtoheshin nga radhėt e policisė.  
 
Qeveria e re e koalicionit nė Serbi, e cila u formua nė qershor tė 2008- tės, duhet tė fillojė tė merret me ēėshtjen e dhunės ndaj minoriteteve. Raporti pėrmban rekomandime pėr qeverinė e re e cila duhet tė mbajė nėn fre dhunėn kundėr minoriteteve. Pėrveē miratimit tė ligjit pėr krimet e urrejtjes dhe rritjes sė pėrfaqėsimit tė minoriteteve nė polici, rekomandimet pėrmbajnė dėnime tė menjėhershme dhe tė qarta tė qeverisė pėr shkeljet ndaj minoriteteve, si edhe njė koordinim mė tė mire ndėrmjet policisė, gjykatėsve dhe prokurorėve.  
 
‘‘Qeveria e re e Serbisė duhet ti tregojė si autorėve tė krimit ashtu edhe viktimave qė dhuna ndaj minoriteteve nuk do tė tolerohet’’ thekson Troszczynska-van Genderen. ‘‘Mbi tė gjitha, kjo qeveri duhet tė nxjerri para ligjit ato qė sulmojnė minoritetet.’’  

HRW Logo Contribute to Human Rights Watch

Home | About Us | News Releases | Publications | Info by Country | Global Issues | Campaigns | Community | Store | Film Festival | Search | Site Map | Contact Us | Press Contacts | Privacy Policy

© Copyright 2006, Human Rights Watch    350 Fifth Avenue, 34th Floor    New York, NY 10118-3299    USA