(Bruksel, 10 Qershor 2011) - Vendimi i Bashkimit Europian për të filluar një hetim të posaçëm penal mbi krimet e hamendësuara në Kosovë dhe Shqipëri pas luftës në Kosovë, është një hap i mirëpritur për drejtësinë dhe respektimin e ligjit në Ballkan, u shpreh sot Human Rights Ëatch.
Suksesi i hetimit varet nga caktimi i një prokurori me përvojë të gjatë pune, një programi efektiv për të zhvendosur dëshmitarët jashtë krahinës, dhe mbështetjes së plotë të shteteve anëtare të BE- së dhe të qeverisë së SHBA- së, u shpreh Human Rights Ëatch.
"Ky hetim i posaçëm i BE- së na sjell më afër drejtësisë kundër krimeve serioze të kryera pas luftës së Kosovës," tha Benjamin Ward, zëvendës drejtori i Azisë Qëndrore dhe Europës pranë Human Rights Watch. "Por një prokuror me përvojë të gjatë pune dhe me pushtet është i nevojshëm për ndërtimin e një grupi efektiv, garantimin e sigurisë së dëshmitarëve, si edhe sigurimin e mbështetjes nga qeveritë kryesore, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara."
I njohur si "task force," dhe i drejtuar nga një kryeprokuror, ky hetim i posaçëm do të jetë formalisht pjesë e Misionit të Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), por do të vendoset në seli të ndara në Bruksel dhe Prishtinë.
Ky hetim do të përfshijë ekzaminimin e deklaratave për rrëmbim, zhdukje, ekzekutime, trafikim organesh dhe krime të tjera serioze. Do të ekzaminojë koordinimin e supozuar nga ish- komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit aktualë të Kosovës, përfshirë këtu edhe Kryeministrin Hashim Thaçi.
Akuzat u prezantuan në një raport të Këshillit të Europës në Dhjetor të 2010 -ës të pregatitur nga Senatori Zviceran Dick Marty.
Komisioni i Bashkimit Europian për Politikë dhe Siguri aprovoi grupin e punës "task force" më 25 Maj 2011, duke sjellë me të mbështetjen formale të të gjithë 27 shteteve anëtare të BE- së.
Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për këtë hetim është thelbësore, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta që kanë ata me Kosovën dhe Shqipërinë, tha Human Rights Watch.
"Si përkrahës primarë i ndërhyrjes së NATO- s dhe në vijim i pavarësisë së Kosovës, SHBA- ja mban përgjegjësi për promovimin dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit në Kosovë," theksoi Ward. "Kjo do të thotë mbështetje të plotë dhe të qëndrueshme për hetimin e të gjitha deklaratave të besueshme për krime lufte."
Riorganizimi i një programi për mbrojtjen e dëshmitarëve, përfshirë këtu edhe mundësinë për zhvendosjen e dëshmitarëve jashtë Kosovës, është shumë i rëndësishëm për këtë hetim të posaçëm, theksoi Human Rights Watch.
Hetimet e mëparshme mbi dhunën politike dhe krimin e organizuar në Kosovë janë minuar nga ngurrimi i dëshmitarëve për të dëshmuar, të frikësuar nga hakmarrja ndaj tyre dhe familjarëve të tyre. Shpeshhere zhvendosja jashtë rajonit është e vetmja mënyrë për të mbrojtur dëshmitarët, por qeveritë perëndimore në përgjegjësi kana hezituar për të vepruar kështu, në shumicën e rastive për arsye të brendshme politike, u shpreh Human Rights Watch.
"Thelbi është se ky hetim do të ketë sukses vetëm nëse SHBA- ja dhe qeveritë e Europës zotohen se do të pranojnë dëshmitarët dhe anëtarët e tyre të familjes, për garantimin e sigurisë së të cilëve nevoitet zhvendosja," theksoi Ward.
Katërqind e shtatëdhjetë persona u shpallën të humbur në përfundim të luftës së vitit 1999, kur trupat e NATO- s ndërhynë në Kosovë. Nëntëdhjetë e pesë nga këto persona janë me prejardhje etnike shqiptare; të tjerët nuk i përkasin etnisë shqiptare dhe shumica e tyre janë serb.
"Ky hetim i posaçëm do të ndihmonte ti jepej fund horroreve mbi luftën e Kosovës" theksoi Ward. "Por është tepër e rëndësishme që të gjejë mbështetjen e duhur me qëllim që ta kryejë punën siç duhet."