HUMAN RIGHTS
WATCH Human Rights News FrenchSpanishRussianKoreanArabicHebrewspacer
RSSPortugueseGermanChinesePersianMore Languagesspacer
   

Kosovė: BE-ja duhet tė garantojė qė misioni ndėrkombėtar tė jetė i pėrgjegjshėm

Suksesi do te varet nga mbikqyrja efektive e historikut te sė Drejtave tė Njeriut

(Bruksel, mė 10 mars 2008) - Nėse kėrkon qė tė dalė i suksesshėm, misioni ndėrkombėtar nė Kosovė i drejtuar nga Bashkimi Evropian duhet te jetė subjekt i njė mbikqyrjeje dhe pėrgjegjėsie shumė mė tė madhe sesa paraardhėsit e tyre tė Kombeve tė Bashkuara deklaruan sot organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave te njeriut “Amnesty International”, “Human Rights Watch” dhe “Norwegian Helsinki Committee.” Forcat e NATO-s nė Kosovė duhet gjithashtu ti nėnshtrohen njė mbikqyrjeje shumė mė tė kujdesshme.

" Nėse Bashkimi Evropian kėrkon tė asistojė nė konsolidimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė shtetit ligjor nė Kosovė, ajo duhet tė drejtojė nė mėnyrė shembullore. "
Holly Cartner  
drejtoresha e “Human Rights Watch” nė departamentin e Evropės dhe Azisė Qėndrore
  

Also Available in

english  serbian 

Related Material

KOSOVA: EU DUHET TĖ SIGUROI PERGJEGJESINE E MISIONIT TE ARDHSHĖM
Press Release, June 14, 2007

Kosovė: Shteti i ri tė ndėrtohet mbi baza ligjore
Press Release, February 15, 2008

Mė Mirė Vonė se Kurrė
Background Briefing, June 14, 2007

Axhenda pėr te Drejtat e Njeriut nė Kosovėn e Re
Background Briefing, February 15, 2008

Nėse Bashkimi Evropian kėrkon tė asistojė nė konsolidimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė shtetit ligjor nė Kosovė, ajo duhet tė drejtojė nė mėnyrė shembullore, u shpreh Holly Cartner, drejtoresha e “Human Rights Watch” nė departamentin e Evropės dhe Azisė Qėndrore. “Kjo do te thotė qė duke filluar qė nga dita e parė ajo duhet te pranojė njė kontroll mė serioz dhe tė pavarur nė lidhje me historikun e saj tė sė drejtave te njeriut”  
 
Misioni ndėrkombėtar i drejtuar nga Bashkimi Evropian pritet tė pėrmbajė dy elemente. Sė pari, Zyra Ndėrkombėtare Civile (ICO) e drejtuar nga pėrfaqėsuesi special i BE-sė Pieter Feith do te mbikqyrė zbatimin e planit pėr statusin tė shtjelluar nga i dėrguari special i Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari. Sė dyti, misioni i pėrshtatshėm policor dhe gjyqėsor i BE-sė (EULEX), i iniciuar nga vėndet anėtare te BE-sė mė 16 Shkurt 2008, do tė mbikqyrė reformat e sistemit tė sė drejtės penale dhe do tė mbajė pėrgjegjėsi pėr pėrndjekjen e krimeve tė luftės dhe krimeve te tjera serioze.  
 
Mungesa e pėrgjegjėsisė nė misionin e Kombeve tė Bashkuara, tė vendosur nė Kosovė mė 1999, ėshtė kritikuar sė tepėrmi, pėrvec te tjerėve edhe nga Organizata pėr Sigurim dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE), Kėshilli i Evropės dhe Komiteti i OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut, pėr ndihmėn e pamjaftueshme nė dizpozicion tė atyre qė pohojne ti jenė shkelur tė drejtat nga UNMIK-u.  
 
Kjo mungese pėrgjegjėsie u vu nė dukje mjaft mire gjatė reagimit te shfaqur nga policia e UNMIK-ut nė demonstratėn e drejtuar nga Lėvizja pėr Vetvendosje nė Prishtinė mė shkurt tė 2007-tės. Policia e UNMIK-ut iu pėrgjigj protestave me plumba kauēuku qė kishin kaluar daten e skadencės, duke vrarė dy protestues dhe plagosur te tjerė. Ndėrkohe qė hetimet e shumėkritikuara tė UNMIK-ut nxorrėn nė pah qė anėtarė tė njėsisė parimore tė policisė Rumune ishin shkaktarėt e vrasjeve, njėsia u dėrgua nė atdhe perpara pėrfundimit te hetimeve. Personat qė mbajnė pėrgjegjėsine pėr vrasjet duhet tė identifikohen dhe tė nxirren pėrpara drejtėsise ose nė Kosovė ose ne Rumani. Ky rast nxorri nė pah pamjaftueshmėrine e mekanizmave tė pavarur pėr pėrgjegjėsinė dhe mbikqyrjen e policisė sė UNMIK-ut, si edhe dėmtimin e mundshėm afatgjatė tė reputacionit tė institucioneve ndėrkombėtare nė mungesė tė pėrgjegjėsisė sė nevojshme.  
 
“Nė vijim tė vrasjeve te shkurtit, premtimi i BE-sė qė nė misionin e ri policor nuk do tė pėrdorė plumba kauēuku ėshtė njė hap i mirėpritur,” deklaroi Nicola Duckworth, Drejtori i Programit pėr Evropėn dhe Azinė Qėndrore pranė Amnesty International, “por tė nxjerrėsh mėsime nga e kaluara - duke pėrfshirė kėtu edhe vrasjet e paligjshme tė policisė sė UNMIK-ut nė shkurt - kėrkon gjithashtu instalimin e mekanizmave tė nevojshėm e tė pavarur te pėrgjegjėsisė. Mekanizmave tė tillė duhet ti jepet mandat pėr tė garantuar llogaridhėnie dhe korrigjim nė rastet kur ka ankesa pėr shkelje tė sė drejtave tė njeriut nga policia ndėrkombėtare.”  
 
Sė fundmi UNMIK-u ka ndėrmarrė hapa te vonuara pėr pėrmirėsimin e pėrgjegjėsive tė saj. Pas njė vonese pothuajse dy vjeēare, Zyra e Kėshilluesit Ligjor ndryshoi qėndrimin e saj, duke sqaruar nė mėnyrė retroaktive qė ky institucion faktikisht kishte, dhe do tė vazhdojė tė ketė jurisdiksion deri nė emėrimin zyrtar tė Avokatit tė ri tė Popullit nga Kuvendi i Kosovės. UNMIK-u gjithashtu ndėrmorri hapa pėr formimin e Panelit Kėshillues pėr tė Drejtat e Njeriut, njė bord ndėrkombėtare i pėrbėrė nga tre anėtarė rezidente jashtė Kosovės - sėrish, pas njė vonesė pothuajse dy vjeēare. Paneli sapo ka finalizuar Rregullat e Proēedurave tė saj dhe do tė fillojė tė rishqyrtojė ndėrmjet ankesave tė tjera edhe ankesat e ngritura kundėr policisė sė UNMIK-ut nga familjet e dy protestuesve tė vrarė nė shkurt tė 2007-ės. Sidoqoftė asnjė nga kėto hapa nuk ka ēuar nė korrigjimin e efektshėm tė shkeljeve qė janė bėrė gjatė periudhes pothuajse dy vjeēare nė tė cilėn Institucionit tė Avokatit tė Popullit nuk i lejohej tė pranonte ankesat kundėr UNMIK-ut dhe Paneli Kėshillues pėr tė Drejtat e Njeriut akoma nuk kishte filluar punėn.  
 
“Mė nė fund UNMIK-u ka filluar tė ndėrmarrė disa hapa pozitive nė pėrmirėsimin e pėrgjegjėsive tė tij, megjithėse tepėr vonė,” u shpreh Bjorn Engesland, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit Norvegjez tė Helsinkit (Norwegian Helsinki Committee). “Ėshtė tepėr e rėndėsishme qė Bashkimi Evropian tė nxjerrė mėsime nga eksperienca tė tilla dhe tė instalojė mekanizma efektive te llogaridhėnies qė nga fillimi i misionit tė ri.”  
 
Nė raportet e fundit organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, “Amnesty International”, “Human Rights Watch”, dhe “Norwegian Helsinki Committee”, kanė tėrhequr gjithashtu vėmendjen pėr mungesėn e pėrgjegjėsisė sė anėtarėve tė Drejtėsisė Ndėrkombėtare dhe Programit tė Prokororisė sė UNMIK-ut, duke pėrfshirė kėtu mungesėn e njė trupi te pavarur rregullvėnės me kompetenca pėr tė hetuar ankesat pėr shkeljet nė detyrė.  
 
Forcat paqeruajtėse tė NATO-s nė Kosovė (KFOR) do tė mbeten nė detyrė. Momentalisht nuk ekziston asnjė aparat pėr mbikqyrjen e KFOR-it apo adresimin e ankesave kundėr tyre. As Paneli Kėshillues pėr tė Drejtat e Njeriut dhe as Institucioni i Avokatit te Popullit, duke filluar qė nga shkurti i 2006-tės kur u kthye nė njė institucion vėndas, nuk kanė kompetenca pėr tė hetuar ankesat kundėr KFOR-it. Kėshtu qė llogaridhėnia e KFOR-it varet nga masat e marra nga vendet qė dėrgojne ushtarė nė KFOR pėr tė garantuar hetimin e plotė tė ankesave pėr shkeljet e tė drejtave tė njeriut.  
 
Organizatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, “Amnesty International”, “Human Rights Watch”, dhe “Norwegian Helsinki Committee” theksojnė se masat thelbėsore te mėposhtme janė tė domosdoshme pėr rritjen e pėrgjegjėsisė tė sė gjithė personelit ndėrkombėtar tė Kosovės:
     
     
  • Mandati i Institucionit tė Avokatit tė Popullit duhet tė zgjerohet me qėllim qė te mundėsohet hetimi dhe tė merren nė konsideratė ankesat kundėr misioneve tė BE-sė dhe KFOR-it.
  •  
  • Zyra Ndėrkombėtare Civile (ICO) dhe misioni i BE-se nė Kosovė (EULEX) duhet tė marrin tė gjitha masat pėr tė pėrlehtėsuar punėn e Institucionit tė Avokatit tė Popullit nė kryerjen e hetimeve ndaj akuzave dhe shkeljeve tė kėtyre autoriteteve.
  •  
  • Pėr mė tepėr duhet tė merren masa pėr tė garantuar pėrgjegjėsine dhe transparencėn e gjykatėsve dhe prokurorėve ndėrkombėtare, ndėrkohė qė duhet tė mbrohet pavarėsia e tyre dhe tė sigurohet qė nuk ka ndikime politike. Nė vecanti Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės dhe Kėshillit tė ardhshėm tė Prokurorėve duhet ti jepet pėrkatėsisht mandati pėr aprovimin e emėrimit tė gjykatėsve dhe prokurorėve ndėrkombėtare si edhe tė autorizohen pėr tė pranuar dhe shtjelluar ankesat publike mbi ato, nė njė mėnyrė qė tė mos ketė ndikim negativ mbi pavarėsinė dhe paanashmėrinė e tyre. Gjithashtu duhet tė garantohet qė cdo ankesė pėr shkelje nė detyrė nga ana e gjykatėsve dhe prokurorėve ndėrkombėtarė tė hetohet me shpejtėsi, me themel dhe nė mėnyrė tė pavarur e tė paanėshme dhe po tė shikohet e arsyeshme individi nė fjalė tė dėnohet nė njė proēedure tė ndershme.
  •  
  • ICO dhe EULEX duhet gjithashtu tė marrin masa pėr tė garantuar qė personeli i larguar nga misioni tė mbeten i gatshėm pėr pjesėmarrje nė hetime dhe nė proēedura disiplinare apo penale.
  •  
  • Nėse njė gjykatės i pavarur vendos qė ka dyshime me vend per kryerjen e nje shkelje penale nė Kosovė nga ana e njė anėtari tė stafit tė ICO-s apo EULEX-it, shteti perkatės dėrgues i kėtij individi ose duhet ti heqi imunitetin atij me qėllim qė tė mundėsohet hetimi nė Kosovė, ose tė marri masa qė dosja e rastit ti dėrgohet autoriteteve pėrkatėse juridike nė shtetin dėrgues pėr hetim nė atė vend.
  •  
  • NATO-ja dhe shtetet qė dėrgojne trupa nė KFOR duhet tė lejojnė Institucionin e Avokatit tė Popullit qė tė hetojė dhe shqyrtojė ankesat kundėr KFOR-it.
 

HRW Logo Contribute to Human Rights Watch

Home | About Us | News Releases | Publications | Info by Country | Global Issues | Campaigns | Community | Bookstore | Film Festival | Search | Site Map | Contact Us | Press Contacts | Privacy Policy

© Copyright 2006, Human Rights Watch    350 Fifth Avenue, 34th Floor    New York, NY 10118-3299    USA